Garat & Eventet
Misioni ynë: “të nxisim dhe promovojmë Teqball për të tërhequr më shumë lojtarë të të gjitha moshave, të arrijmë standarde më të larta dhe të përmirësojmë profilin e sportit”.
Ne kuader te ketij misioni, diten e Diele, date 27 Dhjetor, ora 10:00, ne Kompleksin Football Republic, u zhvillua turneu i pare per para te rinj (cadet) deri ne moshen 14 dhe te rinj (junior) deri ne moshen 18. Ne kete turne, i cili zgjati me shume se 4 ore, moren pjese 32 lojtare te te dy grupmoshave (16 secila). Keta 32 pjesemarres jane lojtare te shoqatave sportive te cilat jane anetare te FSHTEQ.
Ndeshjet çerek-finale dhe gjysem-finale treguan nje nivel te mire sportiv, por performancat me te mira u bene gjate 2 finaleve.
Ne finalen e pare per grup-moshen U14, u ndeshen Fransua Shabani i Skampini Elbasan dhe Roan Vaso i Urban Teq. Ky i fundit u shpall fitues i turneut per U14.
Finalja e dyte, vuri perballe njeri-tjetrit, Xhaferr Hodo i Urban Teq dhe Patrik Treni i Football Republic. Ky i fundit fitoi me sete 2-1 dhe u shpall fitues i turneut per U19.
Ishte turneu i pare ne vend per kete sport dhe interesi ishte i dukshem. Niveli po ashtu rritet muaj pas muaji. Viti 2021 do te sjelle te tjera evente te Teqball nga FSHTEQ.
Ketu me poshte jane rezultatet e cifteve deri ne percaktimin e fituesit per te dy grupmoshat.