Rregullat kryesore të Teqball
- Teqball mund të luhet me topa të përdorur në futboll, ku madhësia pesë është zyrtare dhe e rekomanduar.
- Teqball mund të luhet nga dy lojtarë (lojë Single) ose nga katër lojtarë (lojë Double).
- Një ndeshje Teqball përbëhet nga best-of-three sets.
- Çdo set luhet derisa një lojtar/skuadër të arrijë 12 pikë.
- Çdo lojtar/skuadër ka dy tentativa për të kryer një shërbim të suksesshëm.
- Lojtarët/skuadrat ndryshojnë shërbimin çdo katër pikë.
- Ndalohet prekja e topit me të njëjtën pjesë të trupit dy herë radhazi.
- Ndalohet kthimi i topit me të njëjtën pjesë të trupit dy herë radhazi.
- Çdo lojtar/skuadër lejohet të kthejë topin me maksimum 3 prekje nga çdo pjesë e trupit, përveç duarve dhe krahëve.
- Në dyshe, një ekip ka maksimumi 3 prekje, megjithatë, shokët e skuadrës duhet t’ia kalojnë topin të paktën një herë njëri-tjetrit.
- Gjatë lojës, as tavolina dhe as kundërshtari nuk mund të preken.
- Në rast të një edgeball, pika do të përsëritet.
The Official Rules and Regulations of Teqball_23